Aktivitet nga Skema e Granteve –Dhuna në Familje – Fier

Më 6 nëntor 2025, në shkollën 9-vjeçare “Naun Kacaku” në Portëz, Fier, Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare (QKShK) zhvilloi një workshop ndërgjegjësues me stafin psiko-social dhe nxënësit e shkollës. Aktiviteti kishte në fokus parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe forcimin e ndjenjës së sigurisë në ambientet shkollore.

Gjatë aktivitetit, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve lokale – Zyrës Vendore Arsimore Fier, policisë së zonës, shërbimit social dhe punonjësve psiko-socialë, për të ndërtuar një mjedis shkollor mbështetës, të sigurt dhe gjithëpërfshirës për fëmijët dhe të rinjtë.

Nxënësit patën mundësinë të diskutojnë hapur për mënyrat se si mund të reagojnë ndaj situatave të dhunës dhe si të mbështesin njëri-tjetrin në raste vështirësie.

Një moment frymëzues i ditës ishte krijimi i “Klubit të Sigurisë”, që do të shërbejë si hapësirë për ide dhe veprime konkrete drejt një shkolle pa dhunë.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Rritja e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimit nga Policia e Shtetit, aktorët lokalë dhe komuniteti për viktimat nga DHF dhe DHBGJ”, që zbatohet nga NCCS në kuadër të skemës së granteve të programit SCPA.

 

Thirrje për projekt-propozime

Skema e granteve për mbështetjen e projekteve të shoqërisë civile në fushën e policimit në komunitet

Call for project proposals

Grants’ scheme to support civil society projects in the field of community policing