Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare (NCCS), grantmarrëse në raundin e parë të skemës së granteve, zhvilloi më 7–8 Nëntor 2025 në Portëz, Fier, trajnimin e parë dyditor në kuadër të projektit “Rritja e eficencës dhe cilësisë së shërbimit për viktimat e DHF dhe DHBGJ.”
Ky trajnim u dedikua grave dhe vajzave, duke u ofruar njohuri dhe aftësi praktike për punësim, zhvillim profesional dhe pavarësi ekonomike, një hap konkret drejt fuqizimit të grave dhe përfshirjes së tyre aktive në komunitet.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Rritja e cilesise se sherbimit për viktimat e DHBGJ” që po zbatohet nga Shoqata QKSHK, grantmarrëse e raundit të parë të Skemës së Granteve.

