Aktivitet nga Skema e Granteve –Dhuna në Familje – Fier

Më 30 shtator 2025 , u organizua workshopi mbi vlerësimin e punës së Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunes në familje (MKR) në Bashkinë Fier. Aktiviteti u organizua nga Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare (NCCS) dhe mblodhi përfaqësues nga institucionet anetare të Ekipit Teknik Ndërdisiplinar të MKR, administratorët vendor të njësive administrative, Koordinatoren Vendore kundër dhunës në familje pranë bashkisë Fier, specialisten e barazisë gjinore dhe përfaqësues nga Bashkia Fier, punonjës policie te Drejtorisë Vendore dhe Komisariatit te Policisë Fier, përfaqesues te zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, psikologë të shkollave, përfaqësues të Qendrës Sociale Murialdo, përfaqësues të Drejtorisë së Shërbimit Social, përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social të Qarkut Fier dhe anëtarë të tjerë të MKR.

Në këtë workshop, u prezantua draft raporti dhe u diskutuan me pjesëmarrësit gjetjet dhe rekomandimet në lidhje me aktivitetin e Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje (MKR) në Bashkinë Fier.  Raporti do ti shërbejë përmirësimit të punës së MKR për menaxhimin efektiv të rasteve të dhunës me bazë gjinore, përfshirë dhunën në familje si dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional mes institucioneve përgjegjëse.

Ky aktivitet u organizua ne kuadër të projektit “Rritja e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimit nga Policia e Shtetit, aktorët lokale dhe komuniteti për viktimat nga DHF dhe DHBGJ”, zbatuar nga Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare (NCCS) dhe mundësuar nga Skema e Granteve të Programit SCPA.