Më datë 09 korrik 2025, QSNNN organizoi një trajnim për stafin e bashkisë e Fushë-Arrëz në kuadër të Projektit “BESO: së Bashku Veprojmë për Sigurinë e komunitetit tonë!”. Ky aktivitet u zhvillua me pjesëmarrjen e stafit te Drejtorisë së Shërbimit Social të Bashkisë Fushe-Arrëz, Drejtorisë së Financës, Qendrës Komunitare Multifunksonale dhe Njësive Administrative.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte trainimi i stafit të bashkisë në mënyrë që të jenë të përgatitur për të identifikuar, raportuar dhe trajtuar rastet potenciale të dhunës në familje, duke përmirësuar kështu përgjigjen lokale ndaj çështjeve të sigurisë dhe mirëqenies së komunitetit.
