Aktivitet nga Skema e Granteve – Dhuna në Familje– Fushë-Arrëz

Më datë 3 korrik, QSNNN organizoi takim me përfaqësues të komunitetit (gra dhe vajza) në Fushë-Arrëz në kuadër të Projektit Projekti “BESO: së Bashku Veprojmë për Sigurinë e Komunitetit tonë!”.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte njohja e grave dhe vajzave me shërbimet policore dhe institucioneve të tjera vendore në lidhje me viktimat e dhunës me bazë gjinore si dhe masat parandaluese ndaj dhunës në familje. Aktiviteti synoi forcimin e marrëdhënieve mes komunitetit dhe policisë së shtetit duke inkurajuar dialogun, bashkëpunimin për sigurinë dhe ndjenjën e mbështetjes së ndërsjellë.