Në kuadër të projektit “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA)”, Qendra “Strehëza Edlira Haxhiymeri” (SEH), në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, zhvilloi një takim me anëtarë të ETN-së dhe institucione lokale mbi menaxhimin dhe dokumentimin e rasteve të dhunës në familje.
Pjesëmarrësit diskutuan mbi risitë e Ligjit Nr. 11/2026 “Për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje”, përfshirë ndalimin e ndërmjetësimit, detyrimin për raportim, format e reja të dhunës ndaj grave dhe vajzave, si dhuna digjitale dhe ngacmimi në hapësirat publike.
Takimi synoi gjithashtu fuqizimin e ETN-së bërthamë në nivel njësie administrative për një reagim më të koordinuar ndaj rasteve.

