Aktivitet nga Skema e Granteve – Forum Rinor mbi Sigurinë Publike– Elbasan

Këshilli Vendor i Sigurisë Publike (KVSP Elbasan), në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan, organizoi një forum rinor të fokusuar në sigurinë publike dhe rolin e të rinjve në parandalimin e dhunës.

Aktiviteti mblodhi përfaqësues të institucioneve publike, policise, prokurorise, organizatave të shoqërisë civile dhe të rinj, duke krijuar një hapësirë të hapur dialogu dhe bashkëpunimi për një komunitet më të sigurt.

Në forum ishte i pranishëm edhe Michel Tarran, Ambasador i Prezencës së OSBE në Shqipëri, i cili theksoi rëndësinë e angazhimit të të rinjve në çështjet e sigurisë publike.

Një moment i rëndësishëm i aktivitetit ishte prezantimi i aplikacionit “Raporto Tani”, i zhvilluar nga TVO në kuadër të projektit PARTNER, i cili është i financuar dhe i mbështetur nga Programi Suedez i Policimit në Komunitet. Ky projekt synon fuqizimin e të rinjve në shkolla dhe jashtë tyre për të raportuar raste shqetësuese dhe për të kontribuar në rritjen e sigurisë në komunitet.