Më 11 Nëntor 2025, Epoka e Re, në kuadrin e skemës së granteve të Programit SCPA, zhvilloi workshopin e rradhës në Bashkinë Mallakastër me pjesëmarrjen e drejtuesve të drejtorive të Arsimit, Shërbimit Social, Emergjencave Civile, Policisë Bashkiake dhe Infrastrukturës, si dhe me praninë e Nënkryetares së Bashkisë znj. Etilda Disha dhe përfaqësuesve të Komisariatit të Policisë Mallakastër.
Në këtë takim u prezantuan gjetjet e studimit mbi sigurinë publike dhe u diskutua mbi problematikat konkrete që bashkia ka hasur gjatë kësaj periudhe. Workshopi shërben si fazë përgatitore për mbledhjen e radhës të Këshillit Vendor për Siguri Publike (KVSP), duke forcuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve për një komunitet më të sigurt.

