Më 18 Mars 2026, në Bashkia Vau Dejës u zhvillua takimi i Këshillit Vendor të Sigurisë Publike (KVSP), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Drejtorisë Vendore të Policisë, Arsimit, Emergjencave Civile, Shëndetësisë, Autoritetit Ushqimor, Zonave të Mbrojtura, strukturave për mbrojtjen e fëmijëve dhe viktimave të dhunës, si dhe stafit të organizatës “Gruaja tek Gruaja”. Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i rezultateve të Sistemit të Matjes së Sigurisë në Komunitet (SMSK), diskutimi mbi problematikat e evidentuara dhe rritja e bashkëpunimit ndërinstitucional për përmirësimin e sigurisë në komunitet.
Rezultatet e SMSK-së evidentuan shqetësime kryesore praninë e personave nën ndikimin e alkoolit në hapësirat publike dhe frikën e qytetarëve për pasurinë e tyre, duke treguar një perceptim të lartë të pasigurisë. Pjesëmarrësit diskutuan këto të dhëna, duke theksuar rëndësinë e perceptimit të qytetarëve dhe nevojën për analizë të mëtejshme dhe krahasim me statistikat zyrtare.
U vendos që hapat e mëtejshëm të përfshijnë analizën e detajuar të rezultateve, zhvillimin e planeve konkrete për adresimin e problematikave të sigurisë dhe përfshirjen aktive të komunitetit në vendimmarrje. Ky aktivitet u konsiderua një hap i rëndësishëm, pasi shënoi mbledhjen e parë funksionale të KVSP-së në Bashkinë Vau Dejës pas formimit të tij zyrtar në Dhjetor 2025, duke vendosur bazat për një bashkëpunim të strukturuar dhe të qëndrueshëm ndërmjet aktorëve lokal.

