Aktivitet nga Skema e Granteve – KVSP – Elbasan

Në Elbasan u zhvillua një takim i KVSP, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Bashkisë, Gledian Llatja, Zëvendësministres së Punëve të Brendshme, Anisa Ruseti, Prefektit Ilir Bejtja, Drejtorit të Policisë Fatmir Hoxha, drejtuesit të Prokurorisë Kreshnik Ajazi, Programi SCPA si dhe përfaqësuesve të institucioneve vendore, arsimit, shoqërisë civile dhe medias. Z. Llatja theksoi se dizinformimi në rrjetet sociale luftohet me besim qytetar, bashkëpunim institucional dhe investim tek të rinjtë, duke vlerësuar rolin e Këshillit në përfshirjen e tyre në çështjet e sigurisë.

Znj. Ruseti e vlerësoi Elbasanin si model bashkëpunimi ndër 61 bashkitë, që ka parandaluar raste rrezikshme për komunitetin, ndërsa njoftoi se Ministria po harton Strategjinë e re të Sigurisë Publike.

U diskutuan gjithashtu masat e Paketës së Sigurisë në Shkolla 2026–2027 dhe u prezantua aplikacioni “Raporto Tani” për raportimin e rasteve problematike dhe mbrojtjen e fëmijëve. Takimi u mbyll me angazhimin për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, duke e konfirmuar edhe një herë KVSP e Elbasanit si model suksesi.