Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” zhvilloi më 15 shtator 2025 trajnimin për rritjen e kapaciteteve me aktorë të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit Durrës, përfaqësues të Policisë dhe ofrues të tjerë të shërbimeve në nivel lokal.
Trajnimi, i cili bëri bashkë 15 profesionistë, ofrues shërbimesh dhe Specialistë të Policimit në Zonë të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u fokusua në proçesin e rishikimit të Ligjit Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për Masat ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare”, praktikat në ofrimin e shërbimeve direkte për viktimat e dhunës si dhe kujdesin ndaj viktimës.

