Në bashkëpunim me Drejtorinë e Mbrojtjes Sociale dhe Politikave të Barazisë Gjinore pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe në kuadër dhe me mbështetje të Programit SCPA, u zhvillua më 13 maj 2026 në Fier “Takimi i rrjetit të anëtarëve të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit në bashkitë: Fier, Lushnjë, Divjakë, Patos, Roskovec, Mallakastër”.
Ky aktivitet mblodhi së bashku anëtarët e MKR-ve nga bashkitë përkatëse, duke ofruar një mundësi për t’u njohur dhe informuar rreth Ligjit Nr. 11/2026, “Për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje”, si edhe për shkëmbimin e praktikave më të mira, diskutimin mbi rolin dhe rëndësinë e policimit në komunitet, si dhe sfidat e hasura në trajtimin e të mbijetuarave dhe të mbijetuarve të dhunës.

