Në kuadër të Skemës së Grantve të Programit SCPA, më 19 qershor 2026, organizata “Gruaja tek Gruaja” zhvilloi një takim me anëtarët e Mekanizmit të Koordinuar të Referimit (MKR) në Bashkinë Malësi e Madhe.
Takimi kishte si qëllim vlerësimin e funksionimit të mekanizmit gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, evidentimin e praktikave të mira të bashkëpunimit dhe identifikimin e sfidave për përmirësimin e tij. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve anëtare të MKR-së, përfshirë Koordinatoren Vendore për Dhunën në Familje, Policinë e Shtetit dhe përfaqësues të njësive administrative. Gjatë diskutimeve u vlerësua pozitivisht bashkëpunimi ndërinstitucional dhe koordinimi efektiv në identifikimin, referimin dhe menaxhimin në kohë të rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Ndër sfidat kryesore u evidentua mungesa e burimeve njerëzore në disa njësi administrative. Pjesëmarrësit vlerësuan gjithashtu rëndësinë e trajnimeve të zhvilluara dhe shprehën nevojën për vazhdimësinë e tyre, si dhe për përditësimin e njohurive mbi ndryshimet ligjore dhe procedurat e MKR-së.
Takimi përfundoi me konfirmimin e funksionimit efektiv të mekanizmit dhe me angazhimin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe kapaciteteve profesionale të anëtarëve.

