Aktivitet nga Skema e Granteve –Parandalimi i Krimit te të Rinjtë – Fier

Më 17 Prill 2026, në Shkollën e Bashkuar “Jovan Ndreko” në Libofshë u zhvillua një takim informues dhe ndërgjegjësues mbi parandalimin e krimit tek të rinjtë.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Skuadra e Sigurisë Publike 2 – Partner për një komunitet të sigurt”, pjesë e Skemës së Granteve të Programit SCPA,  që zbatohet nga organizata Epoka e Re në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Qëllimi i aktivitetit ishte informimi dhe ndërgjegjësimi i të rinjve mbi pasojat e shkeljes së ligjit, si dhe roli i tyre dhe i komunitetit në parandalimin e krimit.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, Shërbimi i Ndihmës Ligjore Falas, Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, SPZ i zonës së Libofshës, shërbimi psikosocial i shkollës, si dhe mësues dhe nxënës të komunitetit.

Gjatë aktivitetit u diskutuan format më të shpeshta të krimit tek të rinjtë, mënyrat e parandalimit, si dhe masat ndëshkimore. Gjithashtu, u prezantuan shërbimet e ndihmës ligjore falas dhe roli i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Diskutimi trajtoi edhe mënyrat e identifikimit të rasteve në rrezik, rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet shkollës dhe komunitetit, si dhe procedurat për raportimin e rasteve të dyshuara.