Shoqata “Atletët Veteranë të Shqipërisë”, në zbatim të projektit “Sport & Siguri – Policimi Komunitar nëpërmjet Ndërgjegjësimit dhe Atletikës”, pjesë e raundit të dytë të Skemës së Granteve, organizoi gjatë muajit maj 2026 aktivitete ndërgjegjësimi dhe sportive në shkollën “Osman Myderizi” dhe në shkollën “Kristaq Rama”.
Temat e trajtuara gjatë sesionit përfshinin tema të tilla si parandalimi i ngacmimit dhe dhunës në shkollë, menaxhimi paqësor i konflikteve, siguria online dhe mbrojtja nga rreziqet dixhitale, përdorimi i sigurt i rrjeteve sociale, rëndësia e raportimit të rasteve problematike tek mësuesit, prindërit ose Policia, roli i Policisë së Shtetit në mbrojtjen e të rinjve dhe komunitetit.
Aktivitetet përfshinë rreth 120 nxënës të moshës 12-15 vjeç nga këto dy shkolla 9-vjeçare të Bashkisë së Tiranës, me pjesëmarrjen aktive të përfaqësuesve të Oficerëve të Policimit në Komunitet, stafit pedagogjik dhe ekipit të projektit.


