Aktivitet nga Skema e Granteve – Platforma “Raporto Tani” – Elbasan

Në kuadër të fushatës informuese dhe ndërgjegjësuese për promovimin e platformës “Raporto Tani”, organizata “Tjeter Vizion” zhvilloi më 14 maj  2026 takimin informues në  shkollën e mesme të përgjithshme “Vasil Kamami” Elbasan.

Në këto aktivitete morën pjesë nxënës të viti të parë, të cilët shprehën interes të lartë për njohjen dhe përdorimin e aplikacionit si një mekanizëm i sigurt dhe i aksesueshëm për raportimin e rasteve të dhunës, bullizmit, diskriminimit apo formave të tjera të abuzimit.