Organizata “Gruaja tek Gruaja” zhvilloi në qershor 2025 një takim me punonjës socialë dhe oficerët e sigurisë së shkollave të qytetit të shkodrës. Ky takim u organizua në kuadër të projektit “Forcimi i policimit në komunitet përmes mbështetjes së Këshillave Vendore të Sigurisë Publike, Mekanizmave të Referimit dhe përfshirjes së komunitetit.” Aktiviteti kishte si temë diskutimin mbi rolin e oficerëve të sigurisë dhe punonjësve social në sigurimin e fëmijëve në shkolla, praktikat e mira, sfidat dhe nevojën për trajnime të specializuara. U theksua mungesa e një protokolli të qartë reagimi në rast emergjence, si dhe u përmendën si praktika të mira këndet e besimit dhe grupet vullnetare të nxënësve që veprojnë si “patrullë e sigurisë”.