Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria në Komunitet – Kukës

Më datë 23 dhe 24 korrik 2025, QSNNN organizoi takim e tretë dhe të katërt me përfaqësues të komunitetit gra dhe vajza në Iballe dhe Fierzë, në kuadër të Projektit Projekti “BESO: së Bashku vEprojmë për Sigurinë e komunitetit tonë!”.

Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve ishte rritja e ndërgjegjësimit dhe forcimi i besimit të grave dhe vajzave të komunitetit ndaj Policisë së Shtetit. Përmes inkurajimit të dialogut dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, aktiviteti synonte të forconte marrëdhëniet mes komunitetit dhe forcave të rendit, duke nxitur ndjenjën e sigurisë dhe mbështetjes reciproke. Kjo qasje kontribuon në krijimin e një mjedisi më të sigurt, gjithëpërfshirës dhe mbështetës për qytetarët.

 

Thirrje për projekt-propozime

Skema e granteve për mbështetjen e projekteve të shoqërisë civile në fushën e policimit në komunitet

Call for project proposals

Grants’ scheme to support civil society projects in the field of community policing