Aktivitet nga Skema e Granteve –Siguria në Shkolla dhe Komunitet – Durrës

Në datën 17 tetor 2025, në kuadër të Skemës së Granteve u organizua një takim me nxënësit e klasave të teta dhe të nënta të shkollës “Frymë Dashurie” Durres. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Policisë së Shtetit, stafit të shkollës, nxënësve dhe përfaqësues ekipit të projektit, të cilët diskutuan mbi mënyrat konkrete për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe për të rritur ndërgjegjësimin e nxënësve mbi sigurinë në shkolla dhe komunitet. Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i hapur dhe interaktiv me nxënësit, ku ata ndanë shembuj nga përditshmëria e tyre, shprehën mendime mbi mënyrën si mund të përmirësohet komunikimi dhe bashkëpunimi mes nxënësve, mësuesve dhe punonjësve të policisë, si të rritet siguria në shkollë dhe në komunitet dhe si mund të parandalohet dhuna apo konfliktet në shkollë. Diskutimet dhe prezantimet theksuan rolin e të rinjve si aktorë të rëndësishëm për ndërtimin e komuniteteve më të sigurta.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Mekanizmave Vendore për Përmirësimin e Bashkëpunimit dhe Sigurisë Publike në Qarkun Durrës” që po zbatohet nga Qendra për Zhvilimin dhe Iniciativa Sociale.

 

Thirrje për projekt-propozime

Skema e granteve për mbështetjen e projekteve të shoqërisë civile në fushën e policimit në komunitet

Call for project proposals

Grants’ scheme to support civil society projects in the field of community policing