Në datën 4 Nëntor 2025, në kuadër të Skemës së Granteve u organizua takimi i radhës me nxënësit e shkollave të Qarkut Durrës, në ambjentet e Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Dhosi Liperi”. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, mësues, psikologu dhe oficeri i sigurisë së shkollës, përfaqësues të ekipit të projektit si dhe të njësisë lëvizëse të organizatës Vatra për qarkun e Durrësit. Diskutimet me nxënësit u përqendruan në temat që lidhen me sigurinë e tyre në shkollë dhe në komunitet, duke përfshirë sigurinë në internet, rrezikun nga përdorimi i substancave narkotike, bullizmin, trafikimin, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit me policinë komunitare për ndërtimin e një mjedisi më të sigurt brenda dhe jashtë shkollës. Ky takim synon të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjve për sigurinë dhe të forcojë bashkëpunimin midis shkollës, komunitetit dhe strukturave të rendit publik.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Mekanizmave Vendore për Përmirësimin e Bashkëpunimit dhe Sigurisë Publike në Qarkun Durrës” që po zbatohet nga Qendra për Zhvillimin dhe Iniciativa Sociale.

