Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria në Shkolla dhe Policimi në Komunitet – Durrës

Në datën 20 Janar 2026, në kuadër të Skemës së Granteve u organizua një takim me nxënësit në shkollën “Fiqiri Kurti” Kavajë.

Së bashku me stafin dhe drejtuesit e shkollës dhe punonjësit e Komisariatit të Policisë Kavaje, takimi u realizua në formatin e prezantimit dhe diskutimit të hapur mbi paketën e sigurisë dhe mënyrat për përmirësimin e mekanizmit të komunikimit dhe reagimit në rastet që lidhen me sigurinë në shkolla.

Në takim morën pjesë rreth 50 nxënës, të cilët kontribuan me pyetje dhe ide mbi mënyrën se si mund të përmirësohet siguria në ambientet shkollore dhe në komunitet. Gjatë diskutimit u fol mbi çështjen e sigurisë në shkolla dhe policimin në komunitet, duke nxitur reflektim dhe ndërgjegjësim te nxënësit për rolin e tyre në parandalimin e incidenteve. Gjithashtu u prezantuan praktika bashkëpunimi ndërmjet shkollave dhe strukturave të rendit për ndërtimin e një mjedisi më të sigurt dhe bashkëpunues.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Mekanizmave Vendore për Përmirësimin e Bashkëpunimit dhe Sigurisë Publike në Qarkun Durrës” , i cili po zbatohet nga Qendra për Zhvillim dhe Iniciativa Sociale.