Më datë 12 nëntor 2026, në shkollën e mesme “Besnik Sykja”, u zhvillua një takim ndërgjegjësues në kuadër të projektit “Siguria e Para, mbrojmë komunitetin tonë shkollor”, i mbështetur përmes Skemës së Granteve dhe i zbatuar nga organizatat Assist Albania.
Takimi kishte në fokus rëndësinë e promovimit të sigurisë në mjediset shkollore, ndërgjegjësimin mbi problematikat që mund të cenojnë mirëqenien e nxënësve, si dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet nxënësve, mësuesve dhe aktorëve të tjerë të komunitetit shkollor.
Gjatë diskutimeve u theksua se krijimi i një mjedisi të sigurt dhe gjithëpërfshirës kërkon angazhimin dhe përgjegjësinë e përbashkët të të gjithë komunitetit shkollor. Një vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së komunikimit të hapur, respektit të ndërsjellë, identifikimit në kohë të problematikave dhe raportimit të rasteve që mund të cenojnë sigurinë e nxënësve.
Përmes këtij aktiviteti synohet të forcohet kultura e sigurisë, besimit dhe bashkëpunimit në shkollë, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi ku çdo nxënës të ndihet i mbrojtur, i dëgjuar dhe i mbështetur.


