Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria në Shkolla – Tirana

Në kuadër të Skemës së Granteve dhe të zbatimit të projektit “Partneritet për Shkolla të Sigurta” me synim promovimin e kulturës së dialogut dhe parandalimin e konflikteve, më datë 10 nëntor 2026, në shkollën “Dhora Leka”, u zhvillua një aktivitet trajnues dhe ndërgjegjësues me nxënësit, me fokus parandalimin dhe zbutjen e konflikteve, si dhe krijimin e një komuniteti shkollor të sigurt.

Gjatë aktivitetit u diskutua mbi rëndësinë e komunikimit efektiv, respektit të ndërsjellë, tolerancës dhe ndërmjetësimit si një mënyrë paqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Vëmendje e veçantë iu kushtua parandalimit të dhunës dhe bullizmit, si dhe rolit aktiv të nxënësve në ndërtimin e një mjedisi shkollor gjithëpërfshirës dhe të sigurt.

Në përfundim të aktivitetit, u certifikuan 30 Ndërmjetësues të Rinj, të cilët do të angazhohen në identifikimin dhe ndërmjetësimin e rasteve të konflikteve në shkollë dhe në komunitet, duke kontribuar në zgjidhjen e tyre përmes dialogut dhe mirëkuptimit.

Mesazhi kryesor i aktivitetit: “Konfliktet zgjidhen me dialog, jo me dhunë. Së bashku ndërtojmë një shkollë dhe komunitet më të sigurt!”