Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Publike dhe Siguria në Shkolla – Kavajë

Së bashku me stafin dhe drejtuesit e shkollës dhe punonjësit e Komisariatit të Policisë Kavajë, Qendra për Zhvillim dhe Iniciativa Sociale zhvilloi më 30 shtator 2025 një diskutim të hapur mbi sigurinë publike dhe mënyrat për përmirësimin e mekanizmave të komunikimit dhe reagimit në rastet që lidhen me sigurinë në shkolla.

Në takim morën pjesë nxënës të klasave të 10-ta të cilët sollën ide, pyetje dhe sugjerime për rritjen e sigurisë në ambientet shkollore dhe në komunitet. Ata ndanë eksperiencat e tyre personale dhe morën pjesë në prezantime role-play, duke simuluar situata që mund të ndodhin në jetën e përditshme, për të reflektuar mbi mënyrat e reagimit dhe bashkëpunimit me institucionet. Gjatë takimit u bënë prezantime informuese mbi sigurinë në shkolla dhe policimin në komunitet, duke nxitur ndërgjegjësimin e të rinjve për rolin e tyre në parandalimin e ngjarjeve të ndryshme. Nxënësit shprehën interes për t’u përfshirë më aktivisht në nisma të edukimit qytetar dhe në forcimin e kulturës së bashkëpunimit me institucionet e rendit. Gjithashtu u prezantuan praktika bashkëpunimi ndërmjet shkollave dhe strukturave të rendit për ndërtimin e një mjedisi më të sigurt.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Mekanizmave Vendore për Përmirësimin e Bashkëpunimit dhe Sigurisë Publike në Qarkun Durrës” që synon të kontribuojë në rritjen e sigurisë publike përmes forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit, institucioneve vendore dhe komunitetit.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Mekanizmave Vendore për Përmirësimin e Bashkëpunimit dhe Sigurisë Publike në Qarkun Durrës” që po zbatohet nga Qendra për Zhvillimin dhe Iniciativa Sociale.