Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Publike – Elbasan

Në datë 19 Maj 2025, Shoqata Tjetër Vizion në kuadër të projektit “PARTNER – Partneritet për Aksion, Risi, Teknologji, Ndërgjegjësim dhe Edukim për Sigurinë Publike”, zhvilloi në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Elbasan takimin e parë të nxënësve nga tre shkolla të qytetit të Elbasanit, shkolla 9-vjeçare “Sul Harri”, shkolla e mesme “Arianiti” dhe shkolla e mesme “Mahir Domi”.

Aktiviteti u zhvillua nën moton “Njih qytetin tënd”, si pjesë e angazhimit për të rritur ndërgjegjësimin mbi sigurinë publike dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet komunitetit dhe Policisë Vendore.

Gjatë takimit u trajtuan tema të tilla si identifikimi i zonave me rrezik të lartë në qytet dhe analizimi i shkaqeve të tyre, strategjitë për shmangien e rreziqeve, këshilla për siguri personale dhe komunitare si dhe forcimi i partneritetit me Policinë, për ndërtimin e një marrëdhënieje të qëndrueshme dhe besuese me komunitetin.