Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Publike – KVSP – Elbasan

Në ambientet e Bashkisë Elbasan më 9 tetor 2025 u zhvillua takimi i radhës i Këshillit Vendor për Sigurinë Publike (KVSP), në kuadër të projektit “PARTNER”, që zbatohet nga Shoqata Tjetër Vizion në kuadër të Skemës së Granteve të Programit SCPA.

Në takim morën pjesë Kryetari i Bashkisë Elbasan, Prefekti i Qarkut Elbasan, Drejtori i Drejtorise Vendore të Policisë, Drejtuesi i Programit SCPA, Rektorja e Universitetit “A. Xhuvani” Elbasan,  Drejtuesja e Zyrës Vendore Arsimore, përfaqësuesja e Prokurorisë së Rrethit Elbasan,  si dhe të gjithë anëtarët e KVSP Elbasan.

Takimi u fokusua në pasqyrimin e aktiviteteve të KVSP, me vëmendje të veçantë ndaj çështjeve të sigurisë publike. Kryetari i Bashkisë prezantoi arritjet dhe sfidat, ndërsa përfaqësuesja e Prokurorisë theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet policisë, prokurorisë dhe organizatave të shoqërisë civile. Përfshirja e Universitetit të Elbasanit u vlerësua si një kontribut i çmuar në analizën dhe ndërgjegjësimin e komunitetit. Përfaqësuesit e Shoqatës Tjeter Vizion prezantuan aktivitetet e projektit “PARTNER” si dhe ecurinë e tyre  dhe me pas u foksuan tek rezultatet e raportit të SMSK 2025 për Qarkun dhe Bashkinë Elbasan, si dhe draft-aplikacionin “Raporto Tani”, që synon të nxisë raportimin e incidenteve në shkolla dhe përmirësimin e sigurisë në mjediset arsimore.

 

Thirrje për projekt-propozime

Skema e granteve për mbështetjen e projekteve të shoqërisë civile në fushën e policimit në komunitet

Call for project proposals

Grants’ scheme to support civil society projects in the field of community policing