Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Publike – Librazhd

Më 6 tetor 2025, u zhvillua takimi i radhës i Këshillit Vendor të Sigurisë Publike Librazhd, me fokus në ndarjen e problematikave që lidhen me sigurinë publike në komunitetin e Librazhdit. Gjatë takimit u prezantua raporti i sistemit të matjes së sigurisë në komunitet, si dhe draft-aplikacioni “Raporto Tani”, një nismë që synon të rrisë transparencën dhe bashkëpunimin midis fëmijëve , mësuesve, prindërve psikologëve, oficerët e sigurisë në shkolla dhe institucioneve të rendit. U zhvillua një diskutim i hapur dhe konstruktiv me drejtuesit e komisariatit të policisë, ku u trajtuan çështje që lidhen me perceptimin e qytetarëve për sigurinë, veçanërisht për fëmijët, problematikat mjedisore, si dhe vlerësimet apo shqetësimet ndaj punës së policisë. Në këtë takim, organizata “Tjetër Vizion”, e mbështetur nga stafi i programit SCPA, pati një rol aktiv në kuadër të projektit “PARTNER”, pjesë raundit 1 të skemës së granteve të programit.

Takimi u vlerësua pozitivisht nga të pranishmit, përfshirë Kryetarin e Bashkisë Librazhd, i cili theksoi rëndësinë e përfshirjes së të gjithë anëtarëve – përfaqësues të prokurorisë, OJF-ve dhe komuniteteve fetare – si një vlerë e shtuar për forcimin e sigurisë publike në qytetin tonë.

 

Thirrje për projekt-propozime

Skema e granteve për mbështetjen e projekteve të shoqërisë civile në fushën e policimit në komunitet

Call for project proposals

Grants’ scheme to support civil society projects in the field of community policing