Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Publike – Pukë

Më datë 26 Qershor 2025, QSNNN organizoi takim me Këshillin Vendor të Sigurisë (KVS) për Strategjinë e Policimit në Komunitet” si pjesë e aktivitetit “Tryezë e rrumbullakët, konsultim dhe koordinim me Këshillin Vendor të Sigurisë (KVS)” në kuadër të Projektit “BESO: së Bashku Veprojmë për Sigurinë e komunitetit tonë!”. Ky aktivitet u zhvillua me pjesëmarrjen z. Limani – Shef i Komisariatit te Policise Pukë, z. Curri – Kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz, z. Bardhoku dhe përfaqësueve të insitucioneve publike Fushë-Arrëzit, shoqërisë civile, biznesit, pjesë e KVS dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të forcojë bashkëpunimin mes autoriteteve, shoqërisë civile dhe biznesit në Fushë-Arrëz si pjesë e KVS për përmirësimin e zbatimit të “Strategjisë së Policimit në Komunitet” ne Fushë-Arrëz, duke synuar rritjen e sigurisë publike dhe vendim-marrjes së përbashkët.