Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Rrugore dhe të Rinjtë – Tiranë

Organizata, ‘Kuratoriumi për Sigurinë Rrugore, pjesë e Skemës së Granteve të Programit SCPA, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Tiranë dhe Policinë e Shtetit, organizoi më 15 prill 2026  aktivitetin e parë ndërgjegjësues me nxënësit e klasave të 12-ta të Gjimnazit “Ismail Qemali”, me sloganin “Unë i respektoj rregullat e qarkullimit rrugor. Bëje dhe ti!”

Ky aktivitet shënon nisjen e një cikli iniciativash që forcojnë partneritetin mes të rinjve dhe sigurisë rrugore. Temat kryesore të trajtuara ishin:  përdorimi i rrugës si këmbësor, çiklist, motoçiklist dhe drejtues mjeti, parimet bazë të qarkullimit rrugor, shkaqet e aksidenteve dhe parandalimi i tyre, edukimi dhe normat e sjelljes në rrugë, rëndësia e rripit të sigurimit dhe kaskës mbrojtëse.

Nxënësit patën mundësinë gjithashtu të përjetojnë një simulim aksidenti, duke kuptuar në mënyrë praktike rëndësinë jetike të rripit të sigurimit.