Më 18 Shtator 2025, Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes organizoi një sesion ndërgjegjësues me nxënësit e shkollës së mesme “Jan Kukuzeli” në Durrës, si pjesë e projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim”. Mbi 40 nxënës morën informacion teorik mbi rregullat e trafikut rrugor në klasë, e më pas morën pjesë në një demonstrim konkret të pasojave të aksidenteve rrugore përmes makinës stimuluese, e cila shërbeu si pikënisje për diskutime të hapura mbi sigurinë në rrugë.
Me mbështetjen e ekspertëve të sigurisë dhe përfaqësuesve të Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit, si dhe stafit e shkollës, të rinjtë reflektuan mbi sjelljet e tyre dhe rolin që secili ka për të parandaluar rreziqet. Aktiviteti synoi t’i japë zë të rinjve në promovimin e një kulture qarkullimi më të ndërgjegjshme dhe më të përgjegjshme. Një prej nxënësve tha: “Ishte si një këmbanë që të zgjon dhe të thotë: kujdes, një gabim i vogël mund të të rrezikojë jetën.”

