Më 25 Shtator 2025, Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes organizoi sesionin ndërgjegjësues me nxënësit e Shkollës së Mesme Jo-publike ‘Rilindja’ në Durrës, si pjesë e projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim”. Pas një prezantimi të shkurtër në klasë, të rinjtë patën mundësinë të provojnë makinën e simulimit të aksidentit. Për disa prej tyre ishte tronditëse, për të tjerë një eksperiencë tepër e veçantë: “Të kuptosh nga afër rrezikun është krejt ndryshe nga ta dëgjosh me fjalë”.
Me mbështetjen e ekspertëve të sigurisë dhe përfaqësuesve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si dhe stafin e shkollës, të rinjtë reflektuan mbi sjelljet e tyre dhe rolin që secili ka për të parandaluar rreziqet. Aktiviteti synoi t’i japë zë të rinjve në promovimin e një kulture qarkullimi më të ndërgjegjshme dhe më të përgjegjshme.

