Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Rrugore për Fëmijët dhe Policimi në Komunitet – Pukë

Gjatë muajit maj 2025, organizata “Gruaja Verilindore Pukë”, grantmarrëse në raundin 1 të Skemës së Granteve, në bashkëpunim me drejtorinë dhe stafin pedagogjik të gjimnazit “Sabah Sinani” Pukë, punuan me përkushtim për hapjen e ekspozitës “Edukimi dhe promovimi i sigurisë rrugore në vegjëli, rrit qytetarë të përgjegjshëm të së nesërmes”, organizuar në kuadër të projektit “Siguria rrugore dhe policimi në komunitet, në Bashkinë Pukë.

Në këtë ekspozitë, e cila u çel më 26 maj 2025, u paraqitën punimet më të mira në grafikë dhe punime dore të gjimnazistëve, në të cilat u shprehën ndjesitë dhe perceptimet e tyre në lidhje me iniciativën në fushën e sigurisë në trafikun rrugor dhe bashkëpunimin me policinë. Në këtë aktivitet morën pjesë mësues e nxënës si dhe përfaqësues të policisë vendore dhe krijimet më të mira u vlerësuan me çmime.