Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Rrugore për Fëmijët – ‘Korsia e Gjelbër’ – Shkodër

Së bashku me aktivistët e vegjël dolëm në korsitë e biçikletave, duke dhënë mesazhe sigurie për lëvizshmërinë e sigurt në këto korsi. Fëmijët, të veshur me jelekë të gjelbër dhe me mesazhe të shkruara në postera, krijuan një atmosferë të bukur në qytet, duke tërhequr vëmendjen për këtë nismë. Gjatë rrugës na shoqëroi policia bashkiake dhe u përshëndetëm nga shumë kalimtarë, të cilët na përgëzuan për iniciativën.

Ky aktivitet, i zhvilluar nga organizata “Eko Mendja” u postua edhe nga kryetari i Bashkisë, z. Benet Beci, në të dy rrjetet sociale, atë zyrtare të Bashkisë dhe atë personale.

https://www.instagram.com/reel/DKZYVG1sGkG/?igsh=MTd5OTU1b251ODA1dw==
https://www.instagram.com/reel/DKZ9CXlM-yy/?igsh=MXhpZXMyeWphZXBrZA==
https://www.facebook.com/share/r/1JRvuKZajB/?mibextid=wwXIfr