“Edukimi dhe promovimi i sigurisë rrugore në vegjëli, rrit qytetarë të përgjegjshëm të së nesërmes” ishte tema e ekposozitës organizuar më 9 Qershor nga “Gruaja Verilindore Pukë” në kuadër të projektit “Siguria rrugore dhe policimi në komunitet, në Bashkinë Pukë”.
Në këtë ekspozitë, u paraqitën punimet më të mira në grafikë dhe punime dore të nxënësve të shkollës 9 vjeçare “Migjeni”, në të cilat u shprehën ndjesitë dhe perceptimet e tyre në lidhje me iniciativën në fushën e sigurisë në trafikun rrugor dhe bashkëpunimin me policinë. Në këtë aktivitet morën pjesë mësues e nxënës, përfaqësues të policisë vendore si dhe përfaqësues të Ambasadës Suedeze dhe të programit SCPA. Krijimet më të mira u vlerësuan me çmime.