Aktivitet nga Skema e Granteve –Siguria Rrugore – Shkodër

Në kuadër të nismës për rritjen e sigurisë rrugore, shoqata EKO Mendje organizoi ekspozitën me fotografi, statistika dhe mesazhe edukative në një nga rrugët më të populluara të qytetit të Shkodrës. Aktiviteti u shoqërua edhe nga performanca artistike në rrugë me pjesëmarrjen e aktorëve të cirkut, për të tërhequr vëmendjen e publikut në mënyrë pozitive dhe ndërvepruese. Gjithashtu u zhvilluan demostrime praktike të kalimit sipas sinjalistikës rrugore dhe u shpërndanë broshura sensibilizuese për këmbësorë dhe drejtues automjetesh.

Në keto aktivitete morën pjesë nxënës nga disa institucione arsimore të qytetit si gjimnazi “28 Nëntori”, gjimnazi “Oso Kuka”, shkolla “Dëshmorët e Prishtinës”, kopshti “Borë Bardha”, si dhe vullnetarë dhe koordinatorë të EKO Mendje dhe të rinj nga komuniteti.

Aktivitetet u zhvilluan në bashkepunim me Policinë Rrugore dhe Policinë Bashkiake të qytetit të Shkodrës, të cilat ofruan mbështetje dhe siguri gjatë zbatimit në terren.  Këto veprimtari, përveç pasqyrimit në rrjetet sociale, u transmetuan edhe nga mediat lokale, duke përhapur më gjerësisht mesazhin për kujdes dhe respekt ndaj rregullave të trafikut dhe prezantuan projektin që mundësohet nga Programi SCPA.