Aktivitet nga Skema e Granteve –Siguria Rrugore – Shkodër

Në kuadër të nismës për rritjen e sigurisë rrugore, organizata EKO Mendje zhvilloi një aktivitet edukues me fëmijët e shkolles “Dëshmoret e Prishtinës” Shkodër. Aktiviteti u zhvillua në oborrin e shkollës dhe konsistoi ne lojën sensibilizuese “Kërkimi i Shtëpisë”, e cila kishte për qëllim të mësonte fëmijët se si të ndjekin sinjalistikat rrugore për të levizur në mënyrë të sigurt drejt shtëpisë.

Përmes lojes, fëmijët u përfshinë në situata praktike ku identifikonin tabelat, vijat e bardha dhe sinjalet, duke fituar njohuri bazike mbi sjelljen e kujdesshme në rrugë. Aktiviteti u shoqërua me energji pozitive, bashkëpunim dhe shumë entuziazëm nga nxënësit dhe mësuesit pjesëmarrës.