Më datë 20 Maj 2025, organizata QSNNN, grantmarrëse e raundit 1 të Skemës së Granteve, në kuadër të Projektit Projekti “BESO: së Bashku veprojmë për sigurinë e komunitetit tonë!”organizoi një takim në Shkollën 9- vjeçare Qebik Fushë-Arrëz. Ky aktivitet u zhvillua me pjesëmarrjen e nxënësve dhe stafit të shkollës si dhe përfaqësuesëve të Policisë së Shtetit.
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte të ndërgjegjësojë dhe forcojë besimin e nxënësve ndaj policisë, duke promovuar dialog dhe partneritet midis tyre me qëllim përmirësimin e sigurisë së komunitetit dhe ndërgjegjësimin për rolin e policisë në shoqëri dhe parandalimin e rasteve ekstreme të dhunës në Njësinë Administrative Blerim.