Aktivitet nga Skema e Granteve – Strategjia për Policimin në Komunitet – Fushë Arrëz

Më datë 6 dhe 19 maj 2025, Shoqata “Qëndra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë” (QSNNN) Fushë-Arrëz, organizoi roundin e parë dhe të dytë të konsultimit për ‘Strategjinë e Policimit në Komunitet” si pjesë e aktiviteteve të koordinimit, mbështetjes dhe konsultimeve për hartimin e strategjisë për futjen dhe zbatimin e filozofisë së policimit në komunitet në kuadër të Projektit “BESO: sëbashku veprojmë për sigurinë e komunitetit tonë!”. Ky aktivitet u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucionet lokale, shërbimet sociale, Qendra Shendetësore Fushë-Arrëz, dhe aktorëve të tjerë lokalë, si dhe përfaqësues nga Policia e Shtetit, shoqëria civile, Qendra Komunitare Multifunksionale, etj.

Qëllimi kryesor i këtyre takimeve është të nxisë bashkëpunimin dhe konsultimet midis ofruesve të shërbimeve dhe aktorëve lokalë për zhvillimin dhe implementimin e Strategjisë së Policimit në Komunitet, duke synuar përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara në proçes dhe përmirësimin e sigurisë dhe mirëqenies së komunitetit në Fushë-Arrëz.