Aktivitet për Sigurinë Rrugore nga Skema e Granteve – Pukë

Në vijim të zbatimit të projektit “Siguria rrugore e fëmijëve dhe policimi në komunitet në bashkinë Pukë”, që zbatohet nga organizata grantmarrëse “Gruaja Verilindore e Papunë”, më 19 maj 2025, u zhvilluan sesione informuese edukative me nxënës të shkollës 9-vjeçare “Migjeni” Pukë. Këto sesione synojnë përmirësimin e njohurive dhe aftësive të tyre në lidhje me sigurinë në trafikun rrugor dhe në edukimin e fëmijëve për të qenë përdorues të ndërgjegjshëm të rrugës.

Krahas pjesës teorike, me nxënësit u organizuan edhe lojëra interaktive dhe gjithashtu një risi për këtë grupmoshë ishte edhe praktikimi i sinjaleve në biçikletë.