Në datën 15 prill 2025, OJF-ja “Gruaja Verilindore e Papunë”, në kuadër të projektit “Siguria rrugore e fëmijëve dhe policimi në komunitet në bashkinë Pukë” filloi ciklin e takimeve sensibilizuese dhe informuese për sigurinë rrugore, me një takim në shkollën 9-vjeçare “Migjeni” Pukë. Aktiviteti u zhvillua me grup-moshën e fëmijëve të klasës së katërt dhe u fokusua në njohjen me semaforët – siguria si një aventurë shumëngjyrëshe dhe të kuptuarit e semaforëve sipas ngjyrave të tyre. U bënë krahasimet ndërmjet semaforëve për makina dhe për këmbësorë, vijat e bardha, rregullat dhe vendkalimet për këmbësorët, etj. Në fund u realizua edhe një kuiz me nxënësit, si lojë argëtuese rreth njohurive të fituara mbi domethënien e ngjyrave të semaforit dhe identifikimin e shenjave në qarkullimin rrugor, duke hedhur hapat e tyre të parë për t’u bërë përdorues më të sigurt të rrugës.