Më datë 26 mars 2025, Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare, grantmarrëse e raundit të parë të Skemës së Granteve, organizoi takimin hapës të projektit “Rritja e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimit nga Policia e Shtetit, aktorët lokalë dhe komuniteti për viktimat e Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore”. Ky aktivitet u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve lokale, shërbimeve sociale, dhe aktorëve të tjerë lokalë, si dhe përfaqësues të Policisë së Shtetit, shoqërisë civile, besimeve fetare, specialistëve të shërbimeve psiko-sociale në shkolla, administratorë dhe të rinj nga njësitë administrative Mbrostar, Cakran dhe Portez të Bashkisë Fier.
Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte njohja e pjesëmarrësve me objektivat dhe aktivitetet e projektit, rezultatet e pritshme dhe ndërhyrjet konkrete që do të realizohen në zonat përkatëse. Gjithashtu, ky aktivitet shërbeu si një mundësi për nxitjen e partneriteteve dhe bashkëpunimeve të ndryshme, të cilat janë të domosdoshme për realizimin e suksesshëm të këtij projekti.