Shoqata “Gender, Paqe e Siguri”, organizoi më datë 11 Prill 2025, një workshop-in në kuadër të projektit “Forcimi i Bashkëpunimit dhe Ndërhyrjeve për Parandalimin dhe Adresimin e Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore përmes funksionimit të Mekanizmave Lokale dhe Policimit në Komunitet”.
Përfaqësues të policisë, bashkisë, shëndetësisë dhe arsimit – ofrues të shërbimeve për dhunën në familje dhe atë me bazë gjinore në Durrës, u bënë bashkë për të diskutuar sfidat e ndeshura gjatë punës për menaxhimin e rasteve të dhunës dhe rëndësinë e koordinimit të të gjithë aktorëve në adresimin e nevojave të identifikuara. Qëllimi tjetër i këtij workshopi ishte edhe ngritja e grupeve të punës me përfaqësues nga këto institucione, për të vijuar më tej bashkëpunimin e nevojshëm për menaxhimin e rasteve gjatë zbatimit të projektit por edhe ruajtjen e qëndrueshmërisë në përfundim të tij.