Aktivitete nga Skema e Granteve – Dhuna në familje – Shkodër

Më datë 8 korrik 2025, “Gruaja tek Gruaja” zhvilloi një workshop me anëtarët e ekipit teknik të Mekanizmit të Referimit në Malësinë e Madhe, Shkodër. Gjatë takimit, përmes një ushtrimeve interaktive, u diskutuan sfidat dhe arritjet e gjashtëmujorit të parë të vitit 2025. Pjesëmarrësit trajtuan raste konkrete, duke theksuar bashkëpunimin efektiv me Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, si dhe vështirësitë që lidhen me ndërrimin e shpeshtë të stafit dhe kërcënimet ndaj punonjësve nga palët e paditura në çështje gjyqësore mbi dhunën në familje. U vlerësua roli i rëndësishëm i strehëzës së emergjencës “Gruaja tek Gruaja” në Shkodër si një pikë e fortë e mbështetjes për viktimat e dhunës. Punonjësit shprehën se ka një rritje të dukshme të ndërgjegjësimit në komunitet dhe se gratë po raportojnë dhunën më shumë se më parë. Në fund të takimit, edhe si një rekomandim për punën në të ardhmen, u theksua se përmbushja e detyrave nga çdo aktor kontribuon në zgjidhjen e rasteve dhe në ofrimin e mbështetjes konkrete për viktimat e dhunës.

 

Thirrje për projekt-propozime

Skema e granteve për mbështetjen e projekteve të shoqërisë civile në fushën e policimit në komunitet

Call for project proposals

Grants’ scheme to support civil society projects in the field of community policing