Më 11 dhe 14 Prill 2025, ‘Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes’ zhvilloi një sesion edukativ ndryshe në shkollën e mesme “Olsi Lasko” në Shkozet, si pjesë e projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim”. Rreth 60 nxënës përjetuan nga afër pasojat e një aksidenti përmes makinës stimuluese dhe reflektuan mbi rëndësinë e rripit të sigurimit, shmangien e telefonit dhe vëmendjen në rrugë. Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me oficerët e DVP Durrës dhe ekspertë të sigurisë rrugore, dhe solli emocione të forta, por edhe mesazhe të qarta: siguria fillon nga secili prej nesh.