Më 15 dhe 16 Prill 2025 , Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes zhvilloi dy sesione edukative me nxënës të shkollës së mesme “Leonik Tomeo” në Durrës, në kuadër të projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim”. Përmes makinës stimuluese, nxënësit përjetuan nga afër pasojat e një aksidenti rrugor dhe më pas diskutuan me ekspertët e sigurisë dhe përfaqësues nga DVP e Durrësit mbi rreziqet që lidhen me shpërqëndrimin, mospërdorimin e rripit dhe mosrespektimin e rregullave. Aktiviteti shërbeu si një thirrje për më shumë kujdes dhe përgjegjësi në rrugë.