Më 30 korrik 2026 u zhvillua një takim pune me një grup përfaqësuesish të Specialistëve të Policimit në Zonë/Oficerëve të Policisë Kriminale, gjatë të cilit u testua formulari i ri i vlerësimit të riskut për viktimat e dhunës.
Diskutimet u përqendruan në zbatueshmërinë praktike të formularit, qartësinë e pyetjeve dhe indikatorëve të riskut, metodologjinë e vlerësimit, si dhe nevojën për unifikimin e praktikave të përdorimit të tij nga strukturat përgjegjëse.
Pjesëmarrësit ndanë komente dhe sugjerime konkrete për përmirësimin e formularit, me synim që ai të mundësojë një identifikim sa më të saktë të nivelit të riskut dhe të mbështesë marrjen në kohë të masave mbrojtëse për viktimat.

