Eventi Ambasada Suedeze Pop-Up ‘Suedia në udhëtim’ në Durrës dhe pjesëmarrja e Programit SCPA

  Programi SCPA mori pjesë në eventin ‘pop-up’ të organizuar nga Ambasada Suedeze në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit, më 29 prill 2025. Ambasadori i Suedisë në Shqipëri, Z. Niklas Ström dhe Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Znj. Ermiriana Sako morën pjesë në event së bashku me përfaqësues të tjerë nga Ambasadat Suedeze në rajon si edhe partnerët për zhvillim dhe të biznesit. Programi SCPA mori pjesë në event së bashku me grantmarrësit përkatës dhe bashkëpunoi me strukturat e rendit publik të DVP Durres.

Gjatë eventit, EMP e Programit SCPA-së shpërndau materiale promocionale për publikun e gjerë, të tilla si fletushka për të rritur ndërgjegjësimin, veçanërisht tek të rinjtë mbi luftën kundër dhunës në familje, sigurinë rrugore, luftën kundër bullizmit, rreziqet e përdorimit të drogës, pirjes së duhanit, konsumimit të alkoolit dhe sigurisë së rrjetit/krimit kibernetik. Përveç fletushkave, EMP shpërndau materiale vizibiliteti si dosje, stilolapsa, fletore dhe byzylykë me sloganin kundër dhunës në familje. EMP gjithashtu angazhoi të rinjtë pjesëmarrës në event për të zgjidhur ‘puzzles’ për sigurinë rrugore dhe diskutoi mbi rëndësinë e njohurive mbi sinjalistikën rrugore dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor për të patur siguri në rrugë.

Përveç kësaj, pjesëmarrësit patën mundësi të shihnin një simulim aksidenti me një makinë simulator dhe së bashku me EMP dhe oficerët e rendit publik/ekspertët e policisë rrugore diskutuan sjelljet e sigurta në rrugë. Ky aktivitet shërbeu për të rritur ndërgjegjësimin mbi policimin në komunitet, ku bashkëpunimi midis policisë dhe publikut konsiderohet thelbësor për të patur siguri dhe rend publik.