Aktivitet nga Skema e Granteve – Dhuna ne Familje – Durrës

Në kuadër të projektit “Forcimi i Bashkëpunimit dhe Ndërhyrjeve për Parandalimin dhe Adresimin e Dhunës në Familje”, Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” organizoi një takim ndërgjegjësues me komunitetin e zonës së Rrashbullit, Durrës. Takimi u zhvillua pranë Qendrës Komunitare Multifunksionale Rrashbull, ku morën pjesë përfaqësues të Njësisë së Vlerësimit të Rasteve dhe Referimit të Nevojave (NjVNR), përfaqësues nga Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve, punonjëse të qendrës shendetësore, anëtarë të komunitetit.

Diskutimet u fokusuan në rolet konkrete të secilit institucion në mbështetje të viktimave të dhunës, ku pjesëmarrësit patën mundësi të adresojnë pyetje dhe të marrin informacion të detajuar mbi shërbimet që ofrohen. Edhe pse Specialisti i Policimit në Komunitet nuk ishte i pranishëm, roli i policisë në trajtimin e rasteve të dhunës u diskutua dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Ky aktivitet synon të forcojë ndërveprimin mes institucioneve dhe komunitetit për të ndërtuar një mjedis më të sigurt dhe mbështetës për të gjithë.

 

Thirrje për projekt-propozime

Skema e granteve për mbështetjen e projekteve të shoqërisë civile në fushën e policimit në komunitet

Call for project proposals

Grants’ scheme to support civil society projects in the field of community policing