Aktivitet nga Skema e Granteve – Dhuna në Familje – Shkodër

Në kuadër të Skemës së Granteve, më 30 Shtator 2026, u zhvillua takimi i Grupit Teknik Ndërdisiplinor në Bashkinë Malësi e Madhe për vijimin e menaxhimit të rasteve të DHF. Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme, me qëllim koordinimin e mbështetjes dhe garantimin e mbrojtjes dhe mirëqenies së viktimave. Gjatë takimit u diskutua situata aktuale të rasteve, me fokus të veçantë te siguria, vijimi i arsimimit dhe krijimi i një mjedisi të përshtatshëm dhe mbështetës. Gjithashtu, u shqyrtuan alternativat e mundshme për vijimin e shkollimit dhe mundësitë për mbështetje dhe akomodim të përshtatshëm të fëmijëve, nëse do të vlerësohet e nevojshme.

Në përfundim, u dakordësua vijimi i koordinimit ndërmjet aktorëve të përfshirë, monitorimi i situatës dhe rivlerësimi periodik i nevojave, me fokus mbrojtjen, mirëqenien dhe interesin më të lartë të viktimave.