Më 12 mars 2024, Programi SCPA organizoi një konferencë të nivelit të lartë me temë “Policimi në Komunitet dhe Siguria në Komunitete” në bashkëpunim me përfituesit e tij kryesorë dhe dytësorë dhe palë të tjera të interesuara përkatëse.
Në konferencë morën pjesë Ministri i Brendshëm Z. Ervin Hoxha, Zëvendës Ministrja e Brendshme znj. Romina Kuko, Zëvendësministrja e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit znj. Orjana Osmani, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Z. Ilir Proda, Z. Erik Illes, Shefi i Zhvillimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Ambasadën e Suedisë dhe Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA. Konferenca mblodhi së bashku palët e interesuara përgjegjëse dhe të përfshira në sigurimin e rendit dhe sigurisë publike për komunitetet. Gjithashtu, të pranishëm në konferencë ishin drejtues të lartë dhe/ose përfaqësues nga Policia e Shtetit, Akademia e Sigurisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Shoqata për Autonominë Vendore, Bashki të ndryshme, struktura të qeverisjes vendore, partnerë ndërkombëtarë, organizata të shoqërisë civile, OJF, Punonjës të Policisë për Punën dhe Edukimin me të Rinjtë dhe Oficerë të Sigurisë në Shkollave.
Një përmbledhje e programit SCPA me fokus në aktivitetet, objektivat dhe prioritetet e tij u prezantua në konferencë nga z. Ansi Shundi, Drejtues i Ekipit të Programit SCPA.
Gjatë konferencës palët përkatëse të interesuara theksuan rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në nivel qendror dhe lokal për të ofruar siguri për komunitetet në përgjithësi dhe në veçanti për të ofruar mjedise të sigurta për nxënësit në shkolla.
Konferenca përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Qeverisë së Suedisë dhe Qeverisë së Shqipërisë lidhur me Fazën e Tretë të Programit “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri”.